TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 16:35

I dha fund “agjërimit” të golit pas një muaji, Anis Mehmeti i ‘tregon’ të gjitha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dha fund “agjërimit” të golit pas një muaji, Anis

Anis Mehmeti ditën e djeshme u rikthye sërish protagonist te skuadra e Bristol Siti. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 4 në sfidën që skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj Uest Bromuiç Albion.

Futbollisti i Kombëtares hapi serinë e fitores, ndërsa u rikthye te goli pas 4 javësh “agjërimi”. Ndeshja e fundit që kishte shënuar në Championship ishte në duelin e fituar 1-0 ndaj Portsmuthit në transfertë, përballje e zhvilluar 1 muaj më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AM11 (@anismehmeti33)

Ndërkohë pas golit të shënuar ditën e djeshme, Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale. 24-vjeçari ka postuar foto duke festuar pas golit të shënuar, ku dukshëm është i buzëqeshur dhe postimi i tij i ka “treguar” të gjitha, pasi fotoja “flet” më shumë se fjalët.

Ndërkohë sa i takon ndeshjeve të këtij sezoni, Mehmeti ka luajtur në 23 sfida, ku ka mundur të shënojë 7 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste, duke qenë vendimtar për anglezët.

 

anis mehmeti sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje