TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 19:29

Momente ankthi në ndeshjen e Serisë A, sulmuesi i Fiorentinës bie pa ndjenja në fushë për disa çaste pas goditjes në gjoks

Shkruar nga Pamfleti

Momente ankthi në ndeshjen e Serisë A, sulmuesi i Fiorentinës bie

Fiorentina u mposht sot në transfertë nga Parma. Mjaftoi një gol në javën e 17 të Serisë A.

Momente paniku pati në minutat e fundit të ndeshjes. Roberto Pikoli, lojtar i Fiorentinës, i shqetësoi të gjithë duke u rrëzuar në tokë pas një përplasje brutale.

Momente ankthi në ndeshjen e Serisë A, sulmuesi i Fiorentinës bie

Sulmuesi i skuadrës violë u rrëzua pikërisht në zonën e Parmës. Regjia nuk i shfaqi pamjet, ndërsa stafi mjekësor mori kohën e tij.

Për fat, Pikoli u bë mirë më pas. Goditja në gjoks nuk ishte serioze dhe lojtari u ngrit vetë në këmbë për t’u larguar nga fusha e blertë. Për këtë mori edhe duartrokitjet e publikut vendës.

roberto pikoli sulmuesi i fiorentinës

Lini një Përgjigje