TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 18:49

Bërnli superior me Armando Brojën titullar, arbitri “mbyll sytë” pas ndërhyrjes së ashpër ndaj sulmuesit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bërnli superior me Armando Brojën titullar, arbitri “mbyll

Bërnli i Armando Brojës barazoi pa gola në shtëpi ndaj Evertonit. Pavarësisht se ekipi i sulmuesit shqiptar u shfaq dominues në pjesën më të madhe të sfidës, duke regjistruar 16 gjuajtje në total, shënjestra la për të dëshiruar, pasi asnjë nga gjuajtjet nuk shkoi në kuadrat.

Në minutën e 66, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja mori bukur topin në zonë të favorshme, por pësoi goditje të ashpër nga mbrojtja mika.

Për arbitrin Pauson, rasti në fjalë nuk ishte asgjë serioze, ndërsa Broja “lëngonte” në fushë. Protestat e tifozëve të Bërnlit nuk vonuan, duke vërshëllyer masivisht kundër “heshtjes” së kryesorit anglez.

Broja zhvilloi një paraqitje deri diku të kënaqshme, ku në situata të ndryshme i hapi probleme mbrojtjes kundërshtare, ndërkohë që u zëvendësua nga trajneri në minutën e 88, duke i lënë vendin Fleming. Ky ishte barazimi i tretë për Bërnlin në 18 javë, teksa renditen në vendin e 19 me 12 pikë.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje