TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 20:51

Udineze i “rrëmben” barazimin Lacios, bardhekaltërit shtangen në frymën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Udineze i “rrëmben” barazimin Lacios, bardhekaltërit

Lacio mori një barazim që i ngrin buzëqeshjen në kampionatin italian. Në Friuli, skuadra zikaltër doli nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë e kësaj sfide ishte e bllokuar ku u pa një lojë fizike dhe me ritme të ulëta për t’u mbyllur me barazimin 0-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Udineze mori më shumë kurajo në sulm, Zaniolo ishte gjithnjë aktiv, ndërkohë që ndihmoi edhe Kamaran. Por në momentin më të mirë të Udinezes, Veçino gjuajti duke gjetur devijimin e Solet për të shënuar golin e avantazhit për Lacion.

Kur u duk se skuadra e Mauricio Sarrit e kishte ndeshjen në kontroll, por në minutën e 95 Devis iu ngriu buzëqeshjen bardhekaltërve duke shënuar golin e barazimit 1-1. Ndërkaq nuk munguan polemikat në këtë moment, me futbollistët e Lacios që pretenduan për një prekje të dyfishtë të topit me dorë në aksionin e golit, fillimisht nga Palma dhe më pas nga vetë Devis. Pas kontrollit me VAR, arbitri konfirmoi golin dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Me këtë barazim, Lacio është në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa Udineze mban vendin e 10 me 22 pikë.

udineze lacio seria a

Lini një Përgjigje