TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2025, 20:49

Aston Vila mposht Çelsin me përmbysje spektakolare në “Stamford Bridge” dhe ecën me ritëm të frikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila mposht Çelsin me përmbysje spektakolare në

Aston Villa e drejtuar nga Unai Emeri ka marrë fitoren e 11 radhazi në të gjitha kompeticionet, duke mundur 1-2 në transfertë Çelsin, në ndeshjen e javës së 18 në Premier Ligë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Blutë”, të cilët gjetën golin në minutën e 38, kapiteni Ris Xhejms krosoi nga këndi dhe Zhoao Pedro thjesht preku topin që përfundoi në portën e Emiliano Martinez.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Aston Vilës. Në minutën e 62, Oli Uotkins barazoi shifrat pas asistit të Morgan Roxhers. Në minutën e 84, Juri Tielemans krosoi nga këndi, Oli Uotkins dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Aston Vila mban vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa Çelsi në vendin e pestë me 29 pikë.

aston vila çelsi premier liga

Lini një Përgjigje