TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 21:34

Sulmuesi tund rrjetën me pretendentët për Champions, Silvinjo e ka në “radarë” për Kombëtaren shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi tund rrjetën me pretendentët për Champions, Silvinjo e

Nelson Veiper ka tundur rrjetën në Gjermani. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi në minutën e 49, ndërsa Mainc po fiton 0-2 përballë Haidenhaim. 
 
Veiper shfrytëzoi mjaft mirë krosimin në zonë duke goditur me kokë. Topi i dha avantazhin e dyfishtë Maincit, që kërkon kalimin në Champions. Aktualisht janë vetëm dy pikë larg asaj zone. 

Goli i parë sot për Maincin u asistua nga Antoni Caci. Të dy janë lojtarë që janë në “radarë” nga Silvinjo për Kombëtaren. 

Për Veiper vlen të theksohet se është ndeshja e katërt radhazi që preferohet titullar. Për të ishte goli i dytë në elitën e futbollit gjerman. 



 
 

nelson veiper sulmuesi shqiptar haidenhaim

Lini një Përgjigje