
Roma ka fituar në transfertë 0-1 në “Enio Tardini” ndaj Pramës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Matias Shule në minutën e 33. Sulmuesi ekzekutoi një goditje perfekte dënimi.
Vendasit luajtën për më shumë se 60 minuta me 10 lojtarë, pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të Xhovani Leon.
Pjesa e dytë e takimit nuk solli asnjë ndryshim të rezultatit. Verdhekuqtë e Ranierit dalin me 3 pikë nga kjo përballje, por sërish mbeten ende larg vendit që të kualifikon në Europë. Roma renditet në vendin e 9 me 37 pikë, ndërsa Parma në vendin e 18 me 20 pikë.
Lini një Përgjigje