TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2025, 20:22

Pritjes i vjen fundi, Uzuni zbarkon në Amerikë dhe bëhet gati për aventurën e re me Austin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pritjes i vjen fundi, Uzuni zbarkon në Amerikë dhe bëhet gati

Pritja e Myrto Uzunit për t’u bërë pjesë e futbollit amerikan, ka marrë fund. Sulmuesi shqiptar, pasi kishte firmosur kalimin në radhët e klubit amerikan të FC Austin nga radhët e Granadas, ka kaluar dy javë në Shqipëri, në pritje të plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për udhëtimin në SHBA. 
 
Nuk ishte vetëm viza e udhëtimit, por edhe leja përkatëse e punës, e nevojshme për futbollistët që transferohen në MLS, të cilat kanë shtyrë udhëtimin e lojtarit edhe pse ai kishte firmosur disa ditë më parë me klubin amerikan. 

Pritjes i vjen fundi, Uzuni zbarkon në Amerikë dhe bëhet gati

Pritjes i ka ardhur fundi dhe gjatë ditës së sotme, Uzuni ka udhëtuar drejt SHBA, duke zbarkuar në Teksas, teksa ka postuar edhe fotot e para nga qyteti i Austin që do të bëhet shtëpia e tij për tre vitet e ardhshme. 

Pritjes i vjen fundi, Uzuni zbarkon në Amerikë dhe bëhet gati

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare austin skuadra amerikane

Lini një Përgjigje