TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 18:13

Sulmuesi shqiptar pret ftesën nga Silvinjo, 22-vjeçari shkëlqen në Angli dhe gjen golin në ndeshjen miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar pret ftesën nga Silvinjo, 22-vjeçari shkëlqen

Sulmuesi shqiptar, Armando Dobra, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Çesterfildin në Angli. 22-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësore kundër skuadrës së Akrington.

Në minutën e 21, Dobra mori një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur gënjeu mbrojtësin dhe më pas çoi topin drejt rrjetës, duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij.

Dobra ende nuk e ka marrë një ftesë nga Kombëtarja A, teksa këtë gjë e pret nga Silvinjo, ndërsa hera e fundit që e ka veshur fanelën kuqezi ka qenë me skuadrën e Shpresave në vitin 2022.

armando dobra sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje