
Frederik Veseli i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Beneventos, duke vazhduar një aventurë të re jashtë Italisë, në Turqi.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Fatih Karagymryk, i cili do të jetë pjesë të paktën deri në vitin 2025.
Lajmin e këtij transferimi dhe zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi nga Turqia nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëseardhjen.
Kujtojmë që më parë Veseli ka luajtur edhe për Mançester Sitin, Mançester Junajtid, Ipsuiç, Bëri, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mansh dhe Salernitana.
30-vjeçari duket i gatshëm për aventurën e re me shpresën se do të kapë formën e tij më të mirë dhe të jetë një pikë kyçe për ekipin e Silvinjos.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje