TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 17:52

Rikthehet Luis Hamilton, britaniku lë pas Vershtapen dhe niset i pari në garën e Hungarisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet Luis Hamilton, britaniku lë pas Vershtapen dhe niset i pari

Luis Hamilton ishte kryefjala e provave zyrtare në Hungari, me pilotin britanik që arriti “pole-position”, duke lënë pas Maks Vershtapen dhe Lando Norris.

Piloti britanik i Mercedes arriti të merrte vendin e parë me vetëm 0.003 sekonda më i shpejtë se rivali i tij holandez i Red Bullit.

Kjo është hera e parë e Luis Hamilton që arrin një “pole-position” që nga gara e Arabisë Saudite në vitin 2021, teksa në karrierën e tij është pole numri 104.

Jam shumë i nderuar të jem këtu. Skuadra punoi shumë fort”, u shpreh veterani britanik.

Kështu ai do ta nisë nga vendi i parë garën e nesërme në Hungari, teksa do t’i duhet t’i bëjë ballë furisë së Vershtapen.

Një paraqitje të mirë bëri makina MekLaren, me të dy pilotët e saj, që u renditën në vijën e dytë të startit, në vendet 3-4 me Norris e Piastri. Surprizë edhe vendi i pestë i kinezit Zhou me Alfa Romeo, që la pas Sharls Lëklerk me Ferrarin (i gjashti). Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Botas, Alonso, Perez dhe Hulkenberg.

Provat zyrtare sot patën disa risi, pasi pilotët ishin të detyruar të përdornin vetëm goma të forta në sesionin e parë, të mesme në atë të dytë dhe të buta në sesionin e tretë. Në fund rezultati pati disa surpriza, siç ishte vendi i 15 i Rasëll (Mercedes) dhe i 11 i Sainz (Ferrari).

luis hamilton piloti britanik formula 1

Lini një Përgjigje