TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 17:10

UEFA i thotë “JO” Shqipërisë, refuzon kërkesën e kuqezinjve në prag të ‘play off’-it me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

UEFA i thotë “JO” Shqipërisë, refuzon

Kombëtarja shqiptare pritet të zbresë në fushë me fanelën e tretë në ndeshjen ndaj Polonisë. Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën që Shqipëria të paraqitet me uniformën e parë kuqezi, duke bërë që kuqezinjtë të aktivizohen me uniformën e zezë.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të luajë me ngjyrat tradicionale në këtë sfidë, megjithatë fanela e tretë është shoqëruar shpesh me rezultate historike për përfaqësuesen shqiptare. Në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme jashtë vendit, Kombëtarja ka arritur suksese pikërisht duke veshur uniformën e zezë.

Një nga momentet më të rëndësishme ishte në vitin 2015, kur Shqipëria fitoi në transfertë ndaj Armenisë dhe siguroi kualifikimin e parë historik në Kampionatin Europian. Po ashtu, në Euro 2016, fitorja e vetme e kuqezinjve në atë turne – ndaj Rumanisë – erdhi gjithashtu me fanellën e tretë.

Edhe në vitet e fundit, uniforma e zezë ka qenë pjesë e disa rezultateve të rëndësishme. Barazimi në transfertë ndaj Moldavisë në nëntor të vitit 2023 vulosi kualifikimin e dytë historik të Shqipërisë në Europian. Ndërsa në Euro 2024, barazimi 2–2 ndaj Kroacisë solli pikën e vetme të kuqezinjve në Grupin B.

Ndeshjet historike të Shqipërisë me fanelën e zezë:

Armeni 0–3 Shqipëri (11 tetor 2015) – sigurohet kualifikimi i parë historik në Europian.

Shqipëri 1–0 Rumani ("EURO 2016") – fitorja e parë dhe e vetme e Shqipërisë në një Europian.

Moldavi 1–1 Shqipëri (17 nëntor 2023) – kualifikimi i dytë në Europian.

Kroaci 2–2 Shqipëri ("EURO 2024") – rezultat historik në fazën e grupeve.

kombltarja shqiptare fanelat e zeza kualifikueset e botërorit

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk e di pse grini sallate kot. Sa i perket momentit me te larte ne historine e futbollit Shqiperia si pozite, e ka arritur me fitoren ndaj Rumanise me uniformen Gri, qe une e quajta ngjyre Ujku e arixhinjte injorante Skipetale e quajten ngjyre miu. Cfare turpi, o popull pa tru, pa zemer, pa shpirt, c'jane keto mufka qe perrallisni e nuk punoni te ushqeni familjen e te rrisni femijet!? Ne kini bythe te fitoni mire e ne mos mbyllni gojen. Jo po, na e pati fajin fanella, jo po na vrisnin breket, jo po na nderhyri PS per sulmin, jo po u tha Likja e Saliu te humbin qe te turperohej qeveria e nuk mbarojne llap llapet katunareve qe na qelben qytetet.

    Lini një Përgjigje