
Arbër Hoxha po zhvillon sezonin e tretë me skuadrën e Dinamos së Zagrebit, ku ka arritur të japë një kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv.
Në edicionin aktual, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime, duke qenë një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.
Sipas medias kroate “Jutarnji.hr”, Hoxha përfshihet në listën e futbollistëve të Dinamos së Zagrebit që mund të ndryshojnë skuadër gjatë merkatos së verës, për shkak të interesimit të disa klubeve.
Megjithatë, 27-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin kroat deri në vitin 2029. Pavarësisht kësaj, një ofertë e favorshme mund të ndikojë në vendimin për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, fokusin aktual Hoxha e ka te Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë më 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit, një sfidë ku Shqipëria synon të bëjë hap të rëndësishëm drejt objektivit.
Lini një Përgjigje