TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 16:02

Statistika të kalibrit botëror, Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonsporin dhe i “jep leksione” ish-sulmuesit të Realit

Shkruar nga Pamfleti

Statistika të kalibrit botëror, Ernest Muçi shkëlqen me

Superliga e Turqisë po bëhet gjithnjë e më konkurruese nga java në javë, me rivalitetin mes Gallatasarajit, Fenerbahçes dhe Trabzonsporit që po intensifikohet ndjeshëm. Diferenca mes skuadrës së vendit të parë dhe asaj të tretë mbetet minimale, duke e bërë garën për titull tepër të hapur.

Në këtë panoramë të fortë konkurruese, Trabzonspori spikat për efikasitetin në repartin ofensiv. Dyshja sulmuese Paul Onuaçu dhe Ernest Muçi rezulton më produktivja në kampionat për sa i përket kontributit në gola nga dy lojtarë të së njëjtës skuadër.

Sulmuesi nigerian Paul Onuaçu ka realizuar 20 gola, ndërsa shqiptari Ernest Muçi ka shtuar edhe 10 të tjerë. Së bashku, ata kanë shënuar 30 gola për Trabzonsporin, duke kryesuar këtë statistikë në Superligën turke.

Pas tyre renditet dyshja e Fenerbahçes, Anderson Taliska dhe Marko Asensio, të cilët kanë realizuar së bashku 24 gola. Po me të njëjtin numër finalizimesh ndodhet edhe çifti i Gallatasarajit, Mauro Ikardi dhe Viktor Osimhen.

Ndërkohë, Ernest Muçi po përjeton një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Forma e mirë me klubin pritet t’i sigurojë një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë në fazën “play-off” të Kupës së Botës.

Takimi mes Shqipërisë dhe Polonisë do të luhett më 26 mars, në orën 20:45, në Varshavë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skordan Bağımsız (@skordanbagimsiz)

ernest muçi sulmuesi i kombëtares trabzonspor

Lini një Përgjigje