
Pas humbjes së hidhur ndaj Njukasëllit me rezultatin 6-1, lojtarët e Totenhamit përmes një deklarate zyrtare bënë të ditur se do të rimbursojnë të gjithë tifozët e pranishëm në “St Jame’s Park”.
“Si skuadër, ne e kuptojmë zhgënjimin, zemërimin tuaj. E dimë se fjalët nuk mjaftojnë në këto situata, një humbje si kjo dhemb. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe jashtë, dhe për këtë dëshirojmë të rimbursojmë koston e biletës së ndeshjes në “St Jame’s Park”.
Ne e dimë se kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi të dielën, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rregulluar gjërat kundër Mançester Junajtid të enjten në mbrëmje, kur, edhe një herë, mbështetja juaj do të thotë gjithçka për ne. Së bashku dhe vetëm së bashku, ne mund t’i çojmë gjërat përpara” – thanë lojtarët. Totenhemmi synon një vend në Europë” – shkruhet në njoftimin e klubit londinez.
Si pasojë e goditjes ndaj skuadrës, trajneri i përkohshëm Kristian Stelini u largua nga ekipi. “Spërsat” aktualisht janë në vendin e 5, me 53 pikë në 32 ndeshje.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje