
Të transferuar me bujë në kampionatin grek, Hames Rodrigez dhe Marselo zhgënjyen dhe nuk arritën të linin gjurmë me Olimpiakosin. Në muajin shkurt, Marselo u bashku me Fluminesen në Brazil ndërkohë që Hames Rodrigezit i prishën kontratën vetëm pak ditë më parë.
Olimpiakos e humbi mundësinë për të fituar titullin kampion në Greqi dhe tifogrupi i ultrasve të ekipit grek, fajësojnë dyshen që shkëlqente me Realin. Ata e konsiderojnë një shpenzim të çuar dëm, ndërkohë që shprehen se dyshja shkuan vetëm për pushime në Greqi.
“E dinim që në fillim që kontrata e trajnerit nuk duhej rinovuar dhe skuadra duhej t’i besohej një trajneri të madh, i cili mund të na udhëheqë dhe të ndërtojë një ekip të aftë për të mposhtur kundërshtarët tanë, qeverinë dhe Federatën. Presidenti u dha para njerëzve që nuk e meritonin: El-Arabi është një hije e vetes pas rinovimit për 2 milionë. Hames Rodriguez duhet të ishte lojtari që të gjithë duhej ta kishin zili, por në vend të kësaj, ai ishte një frekuentues i madh dhe shkëlqente në klubet e striptisteve, ndërsa Marselo erdhi me pushime”, deklarojnë tifozët.
Lini një Përgjigje