
Arjan Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i ftuar në një studio televizive preku edhe çështjen e sportit. Z. Hoxha fajësoi Rakip Sulin për shkrirjen e ekipit të Kamzës.
Pak vite më parë Kamza ishte pjesë e Superligës, ndërsa tashmë ky klub nuk funksionon dhe në stadiumin e ndërtuar luajnë skuadra të tjera.
“Kamza ka nevojë edhe për sportin. Kamza ka qenë në futboll në elitë, në Superligë. Sot stadiumi i Kamzës i është dhënë me qira ekipit të Kastriotit të Krujës. Rakip Suli e ka shkrirë ekipin e Kamzës. Pallati i Kulturës është kthyer vetëm për takime politike, asnjë aktivitet tjetër artistik për banorët.
Unë jam kundër refrenit politikë, politikë…Absolutisht qytetarët kanë nevojë për shërbime të tjera, mundësi dhe qasje të tjera.
Kamza vuan për menaxher, jo për kryetar. Si mund ta fuqizosh arkën e bashkisë dhe ta kthesh në shërbim, si ta bësh qeverisjen eficente. Ujësjellësi i Kamzës ka 1200 punonjës, i mbifryrë vetëm e vetëm për vota”, tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha.
Lini një Përgjigje