TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2023, 19:02

“Koka më e rëndësishme sesa këmbët”, Alonso optimist: Bayer Leverkusen fiton Europa League

Shkruar nga Pamfleti

“Koka më e rëndësishme sesa këmbët”, Alonso

Xabi Alonso pati guximin për të marrë drejtimin e Bayer Leverkusen në një moment të vështirë kur skuadra po vuante, por ish-mesfushori i madh spanjoll kishte besim të palëkundur te puna e tij dhe kualiteti i skuadrës.

Tani Bayeri është ringritur, po merr rezultate pozitive dhe po tenton ta mbyllë sezonin në katërshen e parë në Bundesliga. Por jo vetëm kaq, pasi “Aspirinat” kanë mbërritur në gjysmëfinalet e Europa League.

Roma është pengesa që duhet kaluar për të mbërritur në finalen e madhe. Ndërkohë, Alonso e shprehu hapur dëshirën dhe objektivin e tij për të fituar Europa League pas suksesit 2-0 ndaj Leipzigut.

Cilësia e lojtarëve është shumë e mirë, por koka është shpesh më e rëndësishme. Duhet të luajmë me qëndrueshmëri dhe energjinë e duhur për të fituar Europa League. Mentaliteti është i mirë, jemi shumë të bashkuar dhe luajmë të përqendruar deri në fund. Tifozët i transmetojnë skuadrës një energji të pabesueshme”, u shpreh Xabi Alonso.

bayer leverkusen alonso europa league

Lini një Përgjigje