TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 22:20

Asllanit i bëjnë pritje speciale, tifozë me fanelën e Shqipërisë që presin autografe nga mesfushori kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Asllanit i bëjnë pritje speciale, tifozë me fanelën e

Interi arriti të trumfonte në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-3, teksa në minutën e 85, trajneri Inzagi vendosi të aktivizojë edhe mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, në stadiumin ku arriti të shkëlqente para se të transferohej te zikaltrit. 

Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i merrnin autograf. 

Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanelat e Shqipërisë me vete, që autografi i mesfushorit të lihej nëto. Një moment vërtetë special dhe një pritje tepër e ngrotë që duket se e ka emocionuar jashtë mase Asllanin. Për më tepër shikoni videon: 

kristjan asllani mesfushori shqiptar tifozët

Lini një Përgjigje