TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Prill 2023, 20:47

Mançester Junajtid kualifikohet në finalen e FA Cup falë ‘ruletës ruse’, “Djajtë e Kuq” gjejnë rivalët e përjetshëm

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid kualifikohet në finalen e FA Cup falë

Mançester Junajtid është finalistja e dytë e FA Cup pas Sitit të Guardiolës. “Djajtë e Kuqtë” ia dolën të eliminonin Brajtonin me 11-metërsh, duke siguruar biletën për në finale për herë të 21 në histori. 

Pjesmarrje rekord për Junajtid, teksa askush më shumë se ata nuk është kualifikuar në finale. Koha e rregullt dhe minutat e shtesës në duelin e sotëm Brajton-Junajtid u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa skuadra e Ten Hag, u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

Kasemiro, Dalot, Sanço, Rashford, Sabitcer, Veghorst dhe Lindelof, ishin ata që shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që te Brajton ai që gaboi penalltinë e shtatë ishte Març. Në fund festa ishte e gjitha për “Djajtë e Kuq”. 

Në finale do të kemi një derbi, ManMançester Siti-Mançester Junajtid. Ekipi i Guardiolës u kualifikua dje pasi mundi Shefild Juanjtid 3-0. 

mançester junajtid brajton fa cup

Lini një Përgjigje