TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2023, 17:19

“Kam fjetur me 1000 gra”, historia e pasuesit të Bekenbauerit që nuk luajti kurrë futboll: Kam gënjyer për dëmtimet gjatë gjithë karrierës

Shkruar nga Pamfleti

“Kam fjetur me 1000 gra”, historia e pasuesit të Bekenbauerit

Karlos Henrike Kaiser është një nga emrat më të njohur në botën e futbollit, por një futbollist që nuk luajti kurrë futboll. Ai u bë protagonist i jashtëzakonshëm me bëmat e tij, me mashtrime dhe me faktin se si transferohej në skuadra të ndryshme pa luajtur kurrë futboll.

Karriera e Kaiserit zgjati jo pak, por 13 vite dhe mediat e cilësonin si futbollistin që mund të pasonte Franc Bekenbaurin. Në fakt, gazetarët e futbollistët ishin shokët e tij dhe kurrë nuk folën keq për të zbuluar faktin që Kaiseri nuk dinte të luante futboll.

"Unë jam futbollisti më i mirë që nuk kam luajtur kurrë futboll...

Kam fjetur me një mijë gra dhe kam bërë sikur jam i dëmtuar gjatë gjithë karrierës sime",- zbuloi ‘Kaiseri’, në dokumentarin "Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë futboll", i cili portretizon karrierën e tij.

ë atë dokumentar, ‘Kaiseri’ kujtoi një histori tjetër."Në një kohë, në klubin ku luaja, ata donin shumë që unë të luaja, por unë kisha një shok dentist. Presidenti i klubit m'u afrua dhe më tha, se duhet të luaja pasi nuk kisha luajtur kurrë. Dhe unë iu përgjigja: "Kam raport mjekësor dhe në fund zbulova problemin: është problem dentar, ishte gënjeshtër e pastër”,- tregon ai.

“Klubet kanë mashtruar dhe vazhdojnë t’i mashtrojnë futbollistët gjithmonë, kështu që unë duhet të marr hak për ta”, shprehej Kaiser i pyetur se pse po sillej si futbollist.

Kaiseri firmosi me Puebla de Meksiko dhe kontrata iu ofrua nga klubi për shkak se futbollistët e skuadrës flisnin të gjithë mirë për të. Pas 6-muajsh aventurë, Kaiseri u largua por ka qenë edhe pjesë e klubeve si Botafogo, Flamengo e Fluminese, por kurrë nuk luajti për to. Arsyeja? Gjithmonë pretendonte se ishte i dëmtuar.

karlos henrike kaiser pasuesi i bekenbauer

Lini një Përgjigje