
Një avion Boeing 737, që kishte në bord skuadrën e femrave të Arsenalit, e cila po kthehej nga aeroporti i Volfsburgut në Londër, pas një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve, ka shpërthyer në flakë në momentin e nisjes.
Një prej motorëve të avionit u përfshi nga flakët në momentin që pilotët po bëheshin gati për t’u shkëputur nga pista pasditen e ditës së diel.
Fatmirësisht pilotët dëgjuan shpërthimin dhe sapo panë flakët ndaluan menjëherë dhe evakuuan pasagjerët.
Një zëdhënës i aeroportit tha për “Bild” se shkaku i zjarrit ishte një zog që përfundoi në turbinën e motorit.
“Aeroplani ynë kishte një problem teknik përpara se të nisej në Gjermani të dielën në mbrëmje. Si rezultat, ne mbetëm në Volfsburg gjatë natës përpara se të fluturonim për në Angli të hënën pasdite. Ne dëshirojmë të falënderojmë stafin në bord, në terren dhe në aeroport për ndihmën e tyre”, shkruajnë "Topçinjtë".
Lini një Përgjigje