
Vazhdon “lufta” mes Ashraf Hakimit dhe ish-bashkëshortes së tij Hiba Abuk, ku kjo e fundit kërkon 10.000.000 euro nga divorci. Lojtari i PSG-së nuk është i gatshëm t'i japë shumën specifike aktores.
Sipas raportimeve, megjithatë, Hakimi nuk dëshiron që çështja të shkojë në gjyq dhe propozon t'i japë asaj 2.000.000 euro
Vlen të theksohet se 36-vjeçarja synonte të merrte gjysmën e pasurisë së futbollistit, i cili është një nga më të paguarit në Ligën 1 të Francës.
Megjithatë, planet e saj dështuan, pasi “ylli” maroken e ka transferuar të gjithë pronën në emër të nënës së tij, Sajda Hakimi. Kjo e fundit tha për këtë lëvizje: “Nëse djali im nuk do ta bënte këtë, nuk do ta shpëtonte dot nga kjo grua”.
Lini një Përgjigje