TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 19:19

U mposht nga Osman Dembele, presidenti i La Ligës zbulon arsyen pse Lamin Jamal nuk fitoi “Topin e Artë”

Shkruar nga Pamfleti

U mposht nga Osman Dembele, presidenti i La Ligës zbulon arsyen pse Lamin

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, ka pohuar se ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal nuk e fitoi “Topin e Artë” për shkak të moshës së tij.

Sulmuesi i ri u kthye nga Parisi me Trofeun Kopa, por u mposht ngushtë nga Osman Dembele për çmimin e madh.

Tebas foli me gazetarët, duke zbuluar se mosha e Jamalit luajti kundër tij në vendimin për të mos i dhënë çmimin.

Ai parashikoi se 18-vjeçari do ta fitojë çmimin prestigjioz në të ardhmen e afërt nëse vazhdon të paraqitet në nivele të larta. Tebas tha për “GOAL”:

Nëse do të kishte qenë më i vjetër se 23 vjeç, do ta kishte fituar “Topin e Artë”, jam i sigurt, por meqenëse është më i ri, i dhanë një tjetër trofe Kopa.

Nëse ai vazhdon në nivelin ku është, gjë që duket e mundshme, mendoj se nuk ka dyshim se do ta fitojë “Topin e Artë”, u shpreh Havier Tebas.

havier tebas presidenti i la ligës lamin jamal

Lini një Përgjigje