TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 16:42

Anëtarët e UEFA-s pro përjashtimit të Izraelit nga Kupa e Botës, “The Times”: Vendimi merret javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarët e UEFA-s pro përjashtimit të Izraelit nga Kupa e

UEFA është duke menduar seriozisht përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare të futbollit.

Sipas 'The Times', UEFA po shqyrton pezullimin e Izraelit nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit dhe një vendim "pritet javën e ardhshme, me shumicën e anëtarëve që pritet të votojnë pro", sipas gazetës britanike.

Një vendim i tillë 'do t'i mbyllte derën e Kupës së Botës 2026' Izraelit  dhe do të përjashtonte Makabin e Tel Avivit nga Liga e Europës. Ministri izraelit i Sportit, Miki Zohar, u tha mediave izraelite se ai po "punonte me kryeministrin Benjamin Netanyahu për të parandaluar këtë veprim".

Të martën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u takua për të marrë një vendim në lidhje me këtë temë, teksa 'The Times' thotë se anëtarët janë 'pro përjashtimit'. Katari, një sponsor i madh i UEFA-s po nxit një vendim drastik në lidhje me Izraelin. Nga ana tjetër, Izraeli mund të kërkojë mbështetjen politike të Gjermanisë dhe Hungarisë, dy vende që do të kishin fuqinë brenda UEFA-s për të vënë veton ndaj çdo përjashtimi të propozuar.

Izraeli është vendosur në Grupin I të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, bashkë me Italinë. Në këtë grup, Norvegjia kryeson me 15 pikë (me pesë ndeshje të luajtura dhe një diferencë golash prej +21) dhe është e vështirë për t’u kapërcyer prej Italisë që ka 9 pikë (me katër ndeshje të luajtura dhe një diferencë golash prej +5).

Përjashtimi i ekipit izraelit do të thoshte pothuajse automatikisht se Italia do të kualifikohej për në “play-off” si vendi i dytë.

izraeli kupa e botës

Lini një Përgjigje