TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2024, 18:47

U largua nga Partizani, skuadra e njohur shqiptare gati të ribashkojë Orges Shehin me Liridon Latifin

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Partizani, skuadra e njohur shqiptare gati të ribashkojë

Orges Shehi dhe Liridon Latifi pritet të ribashkohen sërish me njëri-tjetrin. Është Shkëndija e Tetovës që, sipas mediave iliridase, kërkon t’i bëjë pjesë të projektit të saj. Klubi tetovar gjithnjë ka shprehur interesin për emërimin e Shehit dhe tani që ai është pa kontratë pritet të pasojë në stol Jeton Beqirin.

Sa i përket sulmuesit “dardan”, prej kohësh ishte enigmë e ardhmja e tij, teksa lajmet mungonin që pas largimit nga Tirana. Latifi pritet t’i bashkohet Shkëndijës duke veshur fanelën kuqezi sezonin e ardhshëm.

Dy goditje të Shkëndijës që konfirmohet si skuadra pretendente për të rrëzuar Strugën nga froni i kampionit. Shehi dhe Latifi ishin së bashku te Tirana në pjesën e parë të sezonit të shkuar, përpara se trajneri të shkarkohej nga bardheblutë.

orges shehi liridon latifi shkëndija e tetovës

Lini një Përgjigje