
Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipsuiç, teksa është duke kryer edhe vizitat mjekësore.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Ai shkruan se sulmuesi i Kombëtares kuqezi do të nënshkruajë kontratën gjatë paradites.
Kjo marrëveshje do të përfshijë huazimin 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund, në rast se Ipsuiç siguron qëndrimin në Premier Ligë.
Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të.
Lini një Përgjigje