TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2024, 16:07

“Sot përfundon karriera ime”, Nojer largohet pas 15 vitesh nga Gjermania: Kush më njeh e di që nuk e kam marrë lehtë këtë vendim

Shkruar nga Pamfleti

“Sot përfundon karriera ime”, Nojer largohet pas 15 vitesh nga

Tashmë gjithçka është zyrtare, Manuel Nojer largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Është vetë portieri legjendar që ka marrë një vendim të tillë, për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar pas 15 vitesh.

Plot 124 ndeshje ka luajtur Nojer me fanelën e “Pancerave”, me të cilët fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2014. Sigurisht ai trofe u fitua edhe për meritë të tij, pasi ishte një nga protagonistët kryesorë.

Të dashur tifozë, e dashur Gjermani e futbollit. Pas më shumë se 15 vitesh dhe 124 ndeshjesh ndërkombëtare, sot përfundon karriera ime në kombëtaren gjermane të futbollit. Kushdo që më njeh e di që nuk e kam marrë lehtë këtë vendim.

Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që do të më interesonte edhe Botërori 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. E megjithatë, pas shumë bisedave intensive dhe të gjata me familjen dhe miqtë e mi, arrita në vendimin se tani është koha e duhur për të përfunduar kapitullin tim në kombëtare”, shkruan ndër të tjera gardiani 38-vjeçar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)

Tashmë ai do të fokusohet vetëm te klubi i tij, Bajerni i Mynihut.

manuel nojer portieri i kombëtares së gjermanisë

Lini një Përgjigje