
Ylli i Real Madridit, Rodrigo Goes ka fshirë një mesazh të diskutueshëm në grupin e lojtarëve në “WhatsApp” që i referohej Kilië Mbape dhe disa nga bashkëlojtarët e tjerë të skuadrës. Shumë njerëz presin që Reali i Madridit të ketë punë të lehtë në La Liga këtë sezon, por skuadra e Karlo Ançelotit e filloi mbrojtjen e titullit me një barazim 1-1 kundër Majorkës.
Katërshja sulmuese e “Los Blancos” e përbërë nga Vinisius Zhunior, Rodrigo, Mbape dhe Xhud Belingam tentuan të mposhtnin kundërshtarët e tyre në pjesën e parë, por “Piratët” u kundërpërgjigjën dhe ishin të pafat që nuk e fituan ndeshjen.
Realit i mungonte ekuilibri ndërsa loja vazhdonte, me mbrojtjen që dukej gjithnjë e më e ekspozuar kur Majorka u përpoq t’i godiste në kundërsulm. Sulmuesi anësor brazilian Rodrigo shënoi golin për skuadrën e tij në pjesën e parë, por duket se ai nuk ishte i kënaqur me vëmendjen që binte mbi Mbape, Belingham dhe Vinisius.
Sipas Mario Kortegana të “The Athletic”, 23-vjeçari u detyrua të fshinte një mesazh që ai ndau në grupin e lojtarëve në “WhatsApp”, në të cilin argumentonte se ekipi është më shumë se tre shokët e tij të skuadrës.
“Hej djema, rezultati i djeshëm nuk ishte ai që donim. Në La Liga, çdo pikë bën një ndryshim në fund. Jam i kënaqur me golin dhe rritjen e ekipit. Javën e kaluar ata folën për treshen Belingham, Mbape dhe Vini, por do të duhet të shtojnë ‘R’ për Rodrygo në këtë akronim”.
“Ne kemi katërshen sulmuese dhe pjesën tjetër të ekipit, secili ka rëndësinë e tij në ndeshje dhe do të tregojë vlerat e tij në kompeticionet ku do të garojmë. Do të jetë një javë e ngarkuar deri në ndeshjen tjetër në Bernabeu”, ka shkruar Rodrigo. Sipas Kortegana, mesazhi shkaktoi polemika dhe si rezultat u fshi. Por, Kortegana mbrojti Rodrigon me anë të një postimi të tij në platformën “X”.
Este mensaje en el canal de WhatsApp de Rodrygo es real. Se borró tras cierta polémica con él.
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) August 19, 2024
A mí me parece correcto y entiendo que reivindique al equipo y en especial a sí mismo después de que se le dejara fuera del tridente; cualquiera se sentiría igual. @TheAthleticFC pic.twitter.com/RSZhejJ7q1
Lini një Përgjigje