TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2023, 20:09

U largua nga Arsenali, Granit Xhaka pranë kalimit te Roma

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Arsenali, Granit Xhaka pranë kalimit te Roma

Pak javë më parë u duk se transferimi i mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali te Bajer Leverkusen ishte i afërt.

Por këtë verë, Xhaka mund të mos jetë fare në Gjermani. Sipas “TodoFichajes”, zvicerani është afër bashkimit me Romën.

Sipas burimit, Arsenali dhe Roma janë afër arritjes së marrëveshjes. Kostoja e transferimit të Xhakës mund të jetë 23 milionë euro, që është një shumë e konsiderueshme për romakët.

Zhoze Murinjo dëshiron shumë ta shohë Granit Xhakën në skuadrën e tij. Ai kërkoi nga drejtuesit e Romës që të nënshkruajnë me 30-vjeçarin.

granit xhaka mesfushori shqiptar roma

Lini një Përgjigje