TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2023, 19:47

Nisin ditët vendimtare, Kombëtarja zhvillon tjetër ndeshje kontrolli në “Elbasan Arena” në prag të ndeshjes me Moldavinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nisin ditët vendimtare, Kombëtarja zhvillon tjetër ndeshje

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka nisur të hedhë në fushë idenë e tij për lojtarët të cilët do të aktivizojë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të kualifikueseve të “EURO 2024”, ndaj Moldavisë. Në takimin që luhet në Tiranë, kuqezinjtë do të synojnë të marrin pikët e para në grup, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në turneun më të rëndësishëm kontinental.

Pasi zhvilloi një ndeshje stërvitore të shtunën për të parë gjendjen e lojtarëve, Silvinjo ka kthyer përsëri sot skuadrën në “Elbasan Arena” për të parë më mirë situatën e futbollistëve që ka në dispozicion. Grupit i janë bashkuar katër lojtarë nga Kombëtarja U-21 për këtë duel: Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko.

Skuadra zhvilloi kësisoj një ndeshje të shkurtër për 45 minuta, në mënyrë që trajneri të shihte futbollistët në rolet që kishte menduar ai për sfidën e kësaj fundjave, teksa tashmë ka nisur punën për të finalizuar sa më mirë rreshtimin që ka në mendje.

kombëtarja shqiptare ndeshja me moldavinë seanca stërvitore

Lini një Përgjigje