TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2023, 17:52

“Botërori i Katarit ishte i fundit për mua”, Mesi konfirmon tërheqjen nga kombëtarja: Nuk do të shkojë në Kupën e ardhshme të Botës

Shkruar nga Pamfleti

“Botërori i Katarit ishte i fundit për mua”, Mesi

Botërori “Katar 2022” ishte i fundit për Lionel Mesin. Ylli argjentinas ka konfirmuar për mediat lajmin, duke mbyllur kështu një herë e mirë diskutimet.

Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh se si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm”, tha 35-vjeçari kur u pyet nëse do luante në Botërorin e vitit 2026.

Mesi, në total ka luajtur në 5 botërore, teksa në Katar, kombëtarja e Argjentinës korri sukses, duke fituar kompeticionin. Trofeu i Kupës së Botës ishte i vetmi që mungonte për të dhe në fund të vitit të kaluar, ia doli ta fitojë.

Pavarësisht vendimit për të mos u paraqitur në Kupën e Botës së ardhshme, Mesi duket se do të ndihmojë Argjentinën të mbrojë titullin kampion në “Copa America” në edicionin e ardhshëm të turneut, i cili do të mbahet në Amerikë në verën e vitit 2024.

lionel mesi sulmuesi argjentinas kupa e botës

Lini një Përgjigje