
Romelu Lukaku do të jetë i larguari i radhës nga Interi. Sulmuesi belg do të mbyllë kështu huazimin e tij, por kjo nuk do të thotë se 30-vjeçvari do të rikthehet te Çelsi.
Ai ka fluturuar drejt Arabisë Saudite që nuk “ngopet” me yjet e futbollit. Oferta për Lukakun vjen nga Al Hilal dhe kap shifrën e 50 milionë eurove me një kontratë 2-vjeçare.
Sipas “Goal.com” bëhet e ditur se belgu ka udhëtuar tashmë drejt Arabisë për të diksutuar edhe detajet e fundit të kësaj marrëveshje, ndërsa do t’i bashkohej kështu Kristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas.
Lini një Përgjigje