
Etrit Berisha ka kaluar një sezon të keq me Torinon. Portieri i kombëtares nuk ka luajtur asnjë minutë me fanelën e skuadrës torineze, ndërsa prej kohësh është stërvitur veçmas.
Gardiani i kombëtares shqiptare do të provojë një eksperiencë te re në një tjetër skuadër. Marrëdhënia me trajnerin e Torinos, Juriç nuk është e mirë dhe kjo ka shtyrë Berishën të kërkojë një skuadër të re.
Emri i ekipit ku do të luajë nuk bëhet i ditur, ndërsa marrëveshja është arritur. Zyrtarizimi pritet të bëhet pas ndeshjeve të kombëtares, por ajo që dihet është se 34-vjeçari është në kërkim të minutave dhe për shkak se kërkon një fanelë titullari ka pranuar të zbresë në Serinë B.
Lini një Përgjigje