TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2024, 19:37

Trajneri i Egnatias ndez sfidën ndaj Vllaznisë me postimin e tij: Peshku i vogël “ha” peshkun e madh (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Egnatias ndez sfidën ndaj Vllaznisë me postimin e tij:

Egnatia do të ndeshet pas pak minutash me Vllazninë në një ndeshje, ku përballë vihet skuadra e cila ka dominuar futbollin shqiptar në këtë edicion dhe ajo shkodrane, e cila është sfidantja që kërkon t’i rrëmbejë vendin në finale dhe në krah të saj ka traditën. 
 
Megjithatë, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, me një postim domethënës në rrjetet sociale ka lëshuar dorashkën e sfidës ndaj shkodranëve. Duke marrë shkas nga fakti që në rrjetet sociale Egnatia është etiketuar shpesh si “skuadër e vogël”, ai ka postuar një foto thumbuese. 

Aty shfaqet fillimisht një peshk i madh duke ndjekur peshqit e vegjël, ndërsa më pas janë këta të fundit që të bashkuar ndjekin peshkun e madh. “Mos kalo në panik, organizohu”, shkruhej në këtë foto. 

Trajneri i Egnatias ndez sfidën ndaj Vllaznisë me postimin e tij:
 

edlir tetova trajneri i egnatias ndeshja me vllazninë

Lini një Përgjigje