TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2024, 17:27

Miqësoret me Malin e Zi, Bledi Shkëmbi publikon listën me 20 futbollistët e kombëtares U-17

Shkruar nga Pamfleti

Miqësoret me Malin e Zi, Bledi Shkëmbi publikon listën me 20

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 do të luajë dy miqësore me bashkëmoshatarët e tre të Malit të Zi në datat 22 dhe 24 maj. 

Takimi i parë do të zhvillohet në Podgoricë, në kompleksin stërvitor FCSG, në datën 22 maj, duke nisur prej orës 17:45. 

Ndërsa ndeshja e dytë është programuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dy ditë më pas, në orën 20:30. 

Grumbullimi i kuqezinjve të vegjël do të nisë të hënën. Trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret ndaj Malit të Zi. 

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në ligat e huaja. Me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi. 

Miqësoret me Malin e Zi, Bledi Shkëmbi publikon listën me 20

 

shqipëri u-17 mali i zi u-17

Lini një Përgjigje