
Sasuolo ka humbur me shifrat përfundimtare 0-2 brenda në shtëpi kundër Kaljarit, ndeshje e vlefshme për javën e 37 të Serisë A.
Falë kësaj disfate, tashmë Sasuolo bie matematikisht nga kategoria, 1 javë përpara fundit të kampionatit. Bajrami dhe Kumbulla nuk arritën dot ta mbanin ekipin e tyre në elitën e futbollit italian. Golat i shënuan Prati në minutën e 71 dhe Lapadula në minutat e fundit të lojës. Një fitore me tepër vlera për skuadrën e Ranierit që hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.
Sasuolo pozicionohet në vendin e 19 me 29 pikë, ndërsa Kaljari në vendin e 14 me 36 pikë të koleksionuara.
Lini një Përgjigje