
Deçiç është shpallur kampion në Malin e Zi për sezonin 2023-2024. Kështu bëhet klubi i parë shqiptar që fiton trofeun më të rëndësishëm në historinë e futbollit malazez. Një arritje kjo për popullin shqiptar në Tuz dhe jo vetëm. Kujtojmë se dominimi i klubeve shqiptare është po ashtu në Maqedoni ku Struga fitoi titullin kampion për të dytin vit radhazi.
Klubi i Tuzit ia doli të fitojë në transfertën e Sutjeskës me rezultatin 0-1, dhe pse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 39. Ishte humbja e rivalëve të Buduknostit 0-1 përballë Mornar Bar, që vulosi fatet e kampionatit.
View this post on Instagram
Dhe pse ka mbetur një javë për t’u luajtur do të vlejë vetëm për statistika te Deçiç. 6 pikë është diferenca aktuale me Buduknostin dhe Mornar Bar.
Lini një Përgjigje