
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku ka gjetur një tjetër gol në Rusi.
Ai ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 3-1 kundër Spartak Moskës.
Aktualisht skuadra e tij, Rubin Kazan ndodhet në vendin e 7 me 41 pikë.
Për lojtarin kuqezi, ky është goli i nëntë në Rusi, në 27 ndeshje. 26-vjeçari ka dhuruar gjithashtu, edhe katër asiste.
Daku është duke treguar një formë të mirë dhe do t’i tregojë trajnerit Silvinjo që është gati për Europianin.
Lini një Përgjigje