
Mançester Siti është kampion i Premier Ligës për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan 3-1 ndaj Uest Hamit në javën e fundit të kampionatit, në një sfidë spektakolare. Haland me shokë mbyllin sezonin me 91 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenali. Sa i takon ndeshjes, dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Mançester Siti “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10 në histori dhe i katërti radhazi. Skuadra nga Mançesteri numëron 27 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje. Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Mançester Junajtid.
Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier Ligë. Sot ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Evertonin. Vlen për t’u përmendur fakti se Çelsi do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Konferencës.
Lini një Përgjigje