TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2024, 18:18

“Luftë brenda llojit” te Reali i Madridit, Belingam dhe Vinicius në garë për ‘Topin e Artë’

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë brenda llojit” te Reali i Madridit, Belingam dhe

Bellingam dhe Vinicus po përjetojnë formën më të mirë në karrierë. 
 
Ata janë padiskutim “motori” i ekipit të Real Madrid. Prej këmbëve të tyre kanë buruar golat e triumfit në La Liga dhe mbërritjes në finalen e Champions-it. Përpos miqësisë, mes tyre ekziston një sfidë brenda llojit, fjala është për “Topin e Artë”. 

Si Xhud ashtu edhe Vinicius janë ndër më të favorizuar për ta fituar këtë vit çmimin prestigjioz. Por “kandari” që do të “peshojë” edhe kontributin më të vogël ka të bëjë me rrugëtimin e tyre te përfaqësuesit. Nëse Anglia dhe Brazili ia dalin me sukses të shpallen kampione në garat respektive atëherë dueli mes tyre do ishte i hapur deri në fund. 

Anglezi regjistron deri në këtë fazë 23 gola dhe 12 asiste, ndërsa sulmuesi brazilian kundërpërgjigjet me 23 finalizime dhe 11 shërbime. 

xhud belingam vinicius zhunior real madrid

Lini një Përgjigje