TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2024, 18:47

Fitore dramtike në shtesa, Laçi mposht Flamurtarin dhe mbetet në Superiore

Shkruar nga Pamfleti

Fitore dramtike në shtesa, Laçi mposht Flamurtarin dhe mbetet

Laçi do të luajë në Superiore vitin e ardhshëm. Të besuarit e Armando Cungut mundën 3-1 Flamurtarin në Kurbin, në ndeshjen e “Play Out”.

Rasti i parë serioz i takoi minutës së 11. Kurbinasit ishin afër golit të avantazhit, vetëm shtylla ndali Sobouejll. Loja ishte mjaft e luftuar, ndërsa në minutën e 27 nuk mungoi as tensioni në fushë. Në të minutën e 34, Ujka provoi nga distanca, por pa rezultat.

Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një skemë perfekte. Një top i Kryeziut për Melon, me brazilianin që me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë.

Në miutën e 64 fati i buzëqeshi vlonjatëve, një autogol i Dajkos solli golin e barazimit. Në fund, skuadrat u vendosën në kërkim të golit, gjithsesi rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Në minutën e 108, Laçi fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonën e kundërshtarit, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Melo.  Në fund, laçjanët festuan qendrimin mes më të mirëve edhe me një gol të Mjakit. Në krahun tjetër, Flamurtarit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të mendojë për sezonin tjetër.

laçi flamurtari abissnet superiore

Lini një Përgjigje