TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2025, 10:16

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna e Allianz Arena

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna e Allianz
Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë

Një ngjarje tragjike ka tronditur finalen e Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.

Një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna gjatë pjesës shtesë të ndeshjes.Ngjarja ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, në një moment kur atmosfera ishte në kulmin e saj. Menjëherë pas rënies, ekipet mjekësore ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Fitorja e Portugalisë ndaj Spanjës, në një finale emocionuese, u errësua nga kjo tragjedi që ka tronditur të pranishmit dhe opinionin sportiv. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin apo kombësinë e viktimës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

tragjedi në finalen portugali-spanjë allianz arena

Lini një Përgjigje