TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Tetor 2023, 09:00

“Tradhti, thikë në zemër”/ Revoltohen mediat serbe pas banderolës së tifozëve të AEK: S’e prisnim nga ju vëllezër!

Shkruar nga Pamfleti

“Tradhti, thikë në zemër”/ Revoltohen mediat serbe

Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajax, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët dhe mediat e këtij vendi.
Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakos.

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë.

“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

Ky është titulli  i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës.

Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.

 

 

“tradhti thikë në zemër” aek

Lini një Përgjigje