TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2023, 21:35

Greqia nuk njeh Kosovën, tifogrupi shfaq në stadium banderolën me mesazhin e fortë: Kosova është Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Greqia nuk njeh Kosovën, tifogrupi shfaq në stadium banderolën me

Ndeshja mes AEK-ut dhe Ajaksit, e cila u luajt në Athinë dhe përfundoi në barazim 1-1, mori jehonë të madhe, pasi në stadium u shfaq baneri me mesazhin “Kosova është Shqipëri”.

Mesazhi u shfaq në stadium nga një grup joshqiptar.

Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit "Kosovo je Serbija" në stadiumet serbe, rumune, ruse, etj.

Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Kujtojmë se Greqia është një ndër 5 shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ato janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ndërkohë në sfidën e zhvilluar të mërkurën, tifozët e Crvenza Zvezdës para ndeshjes së Champions League mes Jang Bojsin bënë thirrje raciste ku shpreheshin “Kosova është Serbi”.

Këto thirrje, u dëgjuan kur lojtarët e ekipit zviceran dolën në fushë, 45 minuta pa nisur ndeshja.

Pjesë e Jang Bojs është edhe sulmuesi i Kosovës, Donat Rrudan.

Ai ishte në stol, ndërsa Kastriot Imeri mungoi për shkak të një lëndimi në gju.

Pak ditë më parë ra në një banderolë e madhe e tifozëve nga Pireu në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.

Nuk munguan edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/greket-nuk-heqin-dore-nga-racizmi-provokojne-ne-ndeshjen-olimpakos-aris-ko-i190389

Në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0, ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifilloi sërish pas më shumë se 20 minutash ndërprerje. Ky ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriteshin thirrjet raciste, kryesori do të anulonte përfundimisht ndeshjen.

 

aek ajaks liga e europës

Lini një Përgjigje