
Në Ligën e Europës u luajtën sot pasdite disa ndeshje të raundit të dytë të grupeve. Në Portugali, në “Estádio José Alvalade” (Lisbon), Atalanta fitoi 1-2 ndaj Sportingut të Lisbonës.
Bergamaskët realizuan dy herë në pjesën e parë me Skalvinin dhe Ruxherin, duke shtruar kështu rrugën drejt 3 pikëve. Fillimi i pjesës së dytë shqetësoi trajnerin e skuadrës italiane, Gasperini pasi Berat Gjimshiti u largua nga fusha i dëmtuar. Djemtë e Amorim ngushtuan shifrat me Giokeres në minutën e 76, por një gol i tillë shërbeu vetëm për statistikë, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund.
Takim tjetër interesant në Ligës së Europës ishte ai mes Marsejës dhe Brajtonit, ndeshje kjo e luajtur në Francë dhe e përfunduar në shifrat 2-2. Sfidë brenda sfidës, trajneri i vendasve Gatuzo përballej me bashkëkombasin e tij italian, De Zerbi, në një 90 minutësh që u mbyll me një shtrëngim duarsh mes tyre. Në Spanjë, Betisi kaloi 2-1 çekët e Spartës së Pragës, Vlen të theksohet fakti se golin e dytë e shënoi ish-futbollisti i Realit, Isko, i cili shkëlqeu para syve të Qazim Laçit.
Aris likuidoi 2-1 Gllasgou Renxhërs.
Lini një Përgjigje