TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2023, 20:39

Festë shqiptare në “Fadil Vokrri”, Ballkani shkruan historinë në Ligën e Konferencës, ekipi i Dajës mposht Dinamon e Zagrebit dhe merr fitoren e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë shqiptare në “Fadil Vokrri”, Ballkani shkruan

Ballkani shkruan historinë në Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë fitoren e parë në Grupin C, teksa ka mposhtur në “Fadil Vokrri” me rezultatin e pastër 2-0 Dinamon e Zagrebit.

Suharekasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 44. Kryeziu realizoi një gol të bukur, por u anulua për pozicion jashtë loje. VAR-i i erdhi në ndihmë ekipit kosovar dhe e dha gol të rregullt.


Në minutën e 84, Ballkani gjeti edhe golin e sigurisë që i dha 3 pikët. Hamidi dyfishoi shifrat, duke bërë që të shpërthente festa në “Fadil Vokrri”.


Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Dinamo e Zagrebit.

Ndeshjen e ardhshme, Ballkani do ta luajë sërish në “Fadil Vokrri” përballë kazakëve të Astanës më 26 tetor.

ballkani dinamo e zagrebit liga e konferencës

Lini një Përgjigje