
Trajneri Didier Deshamps ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e ardhshme të Francës. Më 13 tetor kombëtarja franceze do të përballet me Holandën në kualifikueset e “EURO 2024”, ndërsa më 17 tetor do të luajë kundër Skocisë në një miqësore.
Në listën e lojtarëve të thirrur janë 6 futbollistë që luajnë në Serinë A: Menjo, Teo Hernandez, Zhiru, Pavard, Turam dhe Rabiot. Në kualifikueset e “EURO 2024”, “Gjelat” janë në një grup me Gjibraltarin, Irlandën, Greqinë dhe Holandën. Deri më tani, përfaqësuesja e drejtuar nga Deshamps ka grumbulluar 15 pikë.
Porta: Alfonso Areola (Uest Hem), Majk Menjo (Milan), Bris Samba (Lens);
Mbrojtja: Lukas Hernandez (PSG), Teo Hernandez (Milan), Ibrahima Konate (Liverpul), Juls Kunde (Barcelona), Benxhamin Pavard (Inter), Uilliam Saliba (Arsenal), Dazhot Upamekano (Bajern Mynih), Xhonatan Klaus (Marsejë) ;
Mesfusha: Eduardo Kamavinga (Real Madrid), Jusuf Fofana (Monako), Boubakar Kamara (Aston Vila), Adrien Rabiot (Juventus), Aurelien Çuameni (Real Madrid);
Sulmi: Kingsli Koman (Bajern Mynih), Ousmane Dembele (PSG), Olivier Zhiru (Milan), Antoni Grizman (Atletiko Madrid), Randal Kolo Muani (PSG), Kilian Mbape (PSG), Markus Turam (Inter).
Lini një Përgjigje