
Klubi i Tiranës përmes një komunikate në faqen zyrtare ka zyrtarizuar pezullimin e trajnerit Orges Shehi si tekniku i bardhebluve, por ajo që çudit është se kontrata mes palëve do të vazhdojë.
Pra, Tirana pranon ta paguajë Shehin, sipas kontratës, duke mos e lënë të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër, edhe pse nuk është trajner në detyrë.
Ja njoftimi i klubit:
“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve të dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi.
Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj.”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje