TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2023, 23:10

Dortmundi dhe Milani bëjnë paqe, Njukasëlli turpëron PSG në derbin e sheikëve, Barça dhe Siti bëjnë detyrat

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi dhe Milani bëjnë paqe, Njukasëlli turpëron PSG

Milanit i duhet të presë ende për golin e parë në grupet e Championsit këtë sezon. Kuqezinjtë e Piolit regjistruan një tjetër barazim 0-0, kësaj here në transfertë ndaj Dortmundit, në sfidën e vlefshme për Grupi F. Edhe pse rastet për shënim ishin të shumta, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke u “kënaqur” me 1 pikë. 

Ndërkohë në duelin tjetër të këtij grupi, Njukasëlli dhuroi spektakël ndaj PSG-së së Luis Enrikes, duke triumfuar me rezultatin 3-1. Fitore mëse e merituar e anglezëve, të cilët e dominuan takimin. Pas dy dueleve të para të luajtura, kryeson Njukasëlli me 4 pikë, i ndjekur nga PSG me 3, ndërkohë që Milani mban vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa vetëm 1 pikë për Dortmundin. 

Në grupin H, Barcelona mundi 0-1 Porton në Portugali, me katalanasit që iu falën golit të Torres. Me këtë rezultat, ekipi  i Çavit kryeson me 6 pikë, më pas vjen Porto me 3 pikë.

Në Grupin E, Lacio bën detyrën në Skoci ndaj Sëlltikut. Një sukses 1-2 për italianët, i ardhur vetëm në fund të takimit. Furuhashi “tundi rrjetën” për vendasit, ndërsa djemtë e Sarrit përmbysën llogaritë me Vesinon dhe Pedro. Kështu, Hysaj me shokë renditet në vendin e dytë me 4 pikë, 4 pikë ka edhe Atletiko e Madridit në krye.

Në Grupin G, Mançester Siti likuidoi 1-3 Lajpcigut. Foden, Alvarez dhe Doku vendosën emrin në listën e golashënuesve te kampionët në fuqi të Europës, që pavarësisht rezultatit hasën vështirësi në Gjermani, pasi Openda ishte autori i golit të përkohshëm të barazimit.

Ekipi i Guardiolës kryeson me 6 pikë dhe është në rrugën e mbarë për kualifikimin tutje. Lajpcigu tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shikojë nga ndeshja e radhës, aktualisht është e dyta me 3 pikë.

milan njukasëll dortmund mançester siti champions league

Lini një Përgjigje